Më shumë info

Paketa profesionale për gjeodetë dhe topografë

topograf
400,00 €

+

Specifikime

60 seanca

Grup Kurset e Ndërtimit ( Topografi, Teknikë dhe Specialistë Ndërtimi, Mobileri)
Nga Muaji Qershor i vitit 2013, Qendra Irisoft ka nisur ofrimin dhe realizimin e Grup- Kurseve të Ndërtimit si: Topografi, Teknikë dhe Specialistë Ndërtimi, Mobileri. Kursantët nëpërmjet këtyre kurseve marrin një informacion të ndërthurur teorik, teknik dhe praktik duke u njohur paralelisht edhe me instrumentat përkatës të punës. Nëpërmjet programeve përkatëse të kurseve, pjesëmarrësit specializohen duke u bërë profesionistë dhe të kompletuar, të gatshëm për çdo sfidë në fushën e ndërtimit, mobilerisë apo përpunimit të drurit.
Topografi
Kursi i Topografisë zhvillohet me një program të plotë dhe gjithpërfshirës.
Në përfundim të ketij programi kursantët dalin profesionistë dhe teknicienë të persosur në këtë fushë, të gatshëm për të realizuar me kompetencë dhe profesionalizëm, të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e një Topografi. Këta profesionistë pas këtij kursi kërkohen menjëherë si: topografe/nd topografe komunash, si profesionistë të lirë në ndarje pronash, në zbatim rrugësh, urash dhe ndërtesash etj; Ky kurs është një ndërthurje midis koncepteve teorike dhe praktike, ku pjesë e programit është edhe puna praktike në terren si dhe njohja dhe perdorimi i aparaturave bazë më të përdorshme të punës së Topografit si: Teodolit, Nivelues etj;
Teknikë dhe Specialistë Ndërtimi
Ky kurs ndihmon specialistët e mesëm të ndertimit të kompletojnë njohuritë e tyre duke u specializuar më tej në drejtim të sigurisë dhe kompetencës në punën e tyre. Pas këtij kursi kursantët marrin njohuri teorike dhe praktike, të cilat do ti ndihmojnë të punojnë si profesionistë në fushën e ndërtimit dhe si të jenë efiçentë dhe me informacionin e duhur për punën në këtë sektor. Ky kurs është ndërthurje e teorisë me praktikën duke përfshirë edhe punën në terren kryesisht në kantiere ndërtimi. Pas këtij kursi kursantët janë punësuar si: Teknikë dhe specialistë ndërtimi në firma ndërtimi në zbatim, teknikë dhe specialistë ndertimi në zbatim rrugësh, veprash, urash, ndërtesash etj;
Mobileri
Ky kurs përfshin një program të plotë për ata persona që duan të jenë profesionistë në fushën e Mobilerisë dhe Përpunimit të Drurit. Kursi fillon që nga prerja dhe deri tek përpunimi i tyre në trajtën e produkteve me bazë druri. Këta kursante e shohin veten si : Specialistë mobilier në fabrika përpunimi druri, punishte druri që merren me prodhime të ndryshme druri dhe tapicerie, në firma përpunuese druri që merren me prerje dhe stazhonim etj;
Të gjithë kursantët në përfundim të kurseve, pajisen me certifikatën përkatëse të njohur dhe akredituar nga: Ministria e Arsimit dhe e Sportit, Ministria e Punës dhe Rinisë dhe rrejdhimisht edhe nga Qendra Kombëtare e Licensimeve.

 

IRISOFT EDUCATION

Irisoft Education
RR. "Muhamet Gjollesha", Godina 78, Hyrja 1
 06970875580695252625
 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Na ndiqni:
 

 

Log in