Më shumë info

Paketa e juristëve

layer
170,00 €

+

Specifikime

10 seanca

Praktika është shumë e rëndësishme për profesionin e juristit. Fatkeqësisht nga bankat e universitetit nuk sigurohet  praktikë e mjaftueshme për të gjithë studentët dhe për këtë arsye jo të gjithë arrijnë të marrin atë që duhet. Kursi që ofrojmë për juristët është një praktikë më vete. Konsultimi me personat e fushës është eksperienca më e mirë. Profesorët tanë fokusohen edhe tek detajet më të vogla. Më e rëndësishmja është përgjegjësia dhe saktësia e zbërthimit dhe interpretimit të ligjit në mënyrën më të saktë. Synimi i këtij kursi është të ndërtojmë dhe të bashkëpunojmë me një brez më të kualifikuar dhe konkurues juristësh të cilët njohin praktikën ligjore, shmangin frikën dhe pasigurinë. Ne ju përmirësojmë të njihni tregun, të përpiloni çdo akt që i paraqitet administratës dhe të plotësoni dosjen, Kërkesë Padinë, Ankime, Rekurse etj. Falë rasteve konkrete dhe gjyqeve imituese do ju  mësojmë të menaxhoni veten në situata të vështira dhe të jeni të besueshëm për vlerat dhe njohuritë që ju vërtet keni, sjelljen korrekte dhe juridike që duhet të ketë një Jurist pranë Administratës, Gjykatës apo me Klientin. Ju mësojmë si të formulojmë vetë një kontratë huaje, qeraje, shërbimi; si të përfaqësojmë dhe çfarë duhet të bëjmë nëse jemi të punësuar pranë një Shoqërie Tregëtare. Në fund të këtij kursi ju do të ndjeheni më profesionist dhe të sigurt për veprimet tuaja, për më tepër ju do të jeni të përzgjedhurit në një vend vakant!

Tematikat kryesore që ofron ky kurs janë:

Kontratat: Kontrata e punës; Kontrata e  shitjes; Kontrata e qirasë; Kërkesë padia; Baza ligjore; Subjekti që gëzon të drejtën të ngrejë një kërkesë padi; Subjekti që mund të ndjekë çështjen në gjykatë; Dokumentat dhe provat që mund të paraqiten në gjykatë; Forma dhe mënyra e paraqitjes së provave; Vulat apostile; Si duhet vepruar për të prezantuar dokumentat jashtë vendit; Si duhet vepruar për të sjellë dhe prezantuar pranë institucioneve të ndryshme Shqiptare dokumentat e marra jashtë territorit të Shqipërisë; Gjykata e shkallës së parë ose e faktit, Civile, Penale, E krimeve të rënda,Administrative; Gjykata e Apelit; Gjykata e Lartë; Prokurat etj.

 

 

IRISOFT EDUCATION

Irisoft Education
RR. "Muhamet Gjollesha", Godina 78, Hyrja 1
 06970875580695252625
 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Na ndiqni:
 

 

Log in