Më shumë info

Kursi praktik i Kontabilitetit përgatit të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe jo vetëm, në zbatimin praktik të njohurive teorike mbi kontabilitetin, bazuar në paketat fiskale  dhe sistemin tatimor. Ky kurs është përafrim praktik i Kontabilitetit, Administrimit Financiar dhe Raportimit për qëllime Tatimore. Gjatë seancave mësimore përdoren të njëjtat instrumenta që përdorin bizneset për administrimin financiar duke simuluar ambjentin e punës në një kompani të quajtur Sample Company. Në këtë kurs kursanti  do të mësojë të regjistrojë dokumenta, të hartojë pasqyra financiare, Bilancin, PASH, Fluksin e parasë, ndryshimet në Kapital, Raportet Tatimore, Deklaratat, Listëpagesat etj

Tematikat bazë janë: 
1. Pasqyrat Financiare sipas Standardeve të Kontabilitetit
2. Njohja e dokumentacionit  të veprimeve ekonomike, plotësimi dhe kontabilizimi (arkë bankë, pagë, blerje, shitje, veprime të ndyshme)
3. Sistemi online i Tatimeve, Deklarimet Online, Paketa fiskale 2015
4. Punë Praktike: Mbi një  njësi ekonomike me veprimtari tregtare, hapat që ndiqen deri në përfundimin e Bilancit Përfundimtar dhe pasqyrave  që shoqërojnë Bilancin.
5. Programet financiare ( Alpha / Financa 5 ) etj
Ky trajnim perfshin 45 seanca ku, perkatesisht 25 jane kontabilitet, 10 Finance, 10 Alpha

 

Irisoft Education
Him Kolli, V.23/1, Tiranë - Albania
00355 2242107
0695252625, 06940970400682097040
 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Na ndiqni:
 

Log in