Më shumë info

Menaxhimi i njohurive dhe implementimi gjatë procesit mësimor për mësuesit e shkollave verore

Month of implementation: JULY Lista e aktiviteteve për këtë muaj: 1. Aktiviteti I pare nisi me marrjen e listes se mesuesve te shkolles Teknike Elektrike Gjergj Canco te cilet do te jene pjese e trajnimit ne TIK ne sherbim te punes ( Microsoft Office+Windows+Internet) ku 5 mesues jane bere pjese e kursit. 2. Aktiviteti I dyte i zhvilluar u realizua ne shkollen Teknike-Ekonomike me karakter testues ne formimin baze kompjuterik te mesuesve dhe trajnim per zhvillimin e njohurive informatike te tyre mbi perdorimin e portalit per shkembimin e informacioneve dhe materialeve me njeri tjetrin ne dobi te mesimdhenies. 3. Aktiviteti I trete lidhet me marrjen e listes se mesuesve qe do te jene pjese e trajnimit ne TIK ne sherbim te punes( Microsoft Office+Windows+ Internet) nga shkolla Ali Myftiu ku 5 mesues jane bere pjese e kursit te TIK ne sherbim te punes(Microsoft Office) dhe 5 mesues jane ne pritje te trajnimit per programin inxhinierik AUTOCAD 2D+3D si dhe 5 mesues kane filluar kursin e Gjuhes Angleze Profesionale. 4. Aktiviteti I katert lidhet me trajnimin e mesuesve te Shkolles Profesionale TIK Herman Gmeiner ne perdorimin e portalit online te shkembimit te informacionit midis mesuesve si dhe konsultim te tyre ne fushen e programimit me trajneret tane ne kuader te permiresimit te mesimdhenies. 5. Aktiviteti I peste lidhet me trajnimin dhe konsultimin me mesuesit bashkepunetore te shkolles Teknike Elektrike Gjergj Canco, per menyren sesi te perdorin portalin, te cilet kane filluar gjetjen e informacioneve dhe materialeve dhe kanë filluar hedhjen e tyre ne portal. 6. Aktiviteti I gjashte lidhet me krijimin e nje grupi trajneresh dhe bashkepunetoresh te cilet do te filtrojne materialet e gjetura para hedhjes ne portal me qellim seleksionimin e tij bazuar ne rendesi, prioritete, ndikim te shpejte te mesimdhenies,etj. Detajet e implementimit: 1) Aktiviteti I pare u zhvillua nga 01 - 30.07.2017 ne te moren dhe moren pjese 5 mesues. Ky trajnim u shoqërua nga keto aktivitete: • Korespondenca e vazhdueshme dhe takime te shpeshta per identifikimin e mesuesve qe do te ishin pjese e nje trajnimi per te zhvilluar njohurite ne perdorimin e TIK-ut ne mbeshtetje te punes. • Pjesemarrja e tyre ne trajnim pergjate te gjithe muajit bazuar ne nje program te plote dhe te mirefillte profesional ndihme per ta per te qene me produktive ne punet qe lidhen me aftesite ne perdorimin e kompjuterit dhe web-it. • Mbyllja e trajnimit te mesuesve me nje feedback pozitiv nga ana e tyre. 2) Aktiviteti I dytë u zhvillua me 08.07.2017 ne oren 12.00 dhe zgjati rreth 3 ore dhe moren pjese 19 mesues. Ky trajnim u shoqërua nga keto aktivitete: • Testimi I njohurive ne formimin baze kompjuterik: Microsoft Office+Windows+ Internet. Ky trajnim sherbeu per kategorizimin e njohurive te mesuesve pjesemarres dhe mjaftueshmerine e tyre per te punuar me portalin si dhe ofrimin nga ana e IRISOFT ne kuader te projektite nje kursi paraprak komplementar per ezaurimin e mangesive qe kane fillimisht ne njohurite baze kompjuterike. • Prezantim I hollesishem I portalit, benefiteve dhe risive qe sjell ai ne kuader te permiresimit te mesimdhenies tek mesuesit • Trajnim paraprak I perdorimit te portalit nga ana e mesuesve 3) Aktiviteti I tretë u zhvillua nga 09 - 31.07.2017 ne oren 12.00, 3 herë ne jave dhe moren pjese 10 mesues(5 mesues pjesemarres ne TIK dhe 5 mesues ne Anglisht).Ndersa 5 mesues mbeten ne pritje te fillimit te trajnimit ne AUTOCAD 2D+3D. Ky trajnim u shoqërua nga keto aktivitete: • Kontakt I vazhdueshem, takime dhe korespondence e shpeshte me mesuesit per identifikimin dhe marrjen e interesave te tyre per trajnime konform dhe ne sherbim edhe te prioriteteve te drejtuesve te shkolles dhe nxjerrja e listes se te interesuarve. • Organizimi I tyre ne grupe dhe percaktimi I orareve per zhvillimin e trajnimeve • Mbyllja e trajnimeve dhe feedbacku pozitiv nga to. 4) Aktiviteti i katert u zhvillua me 12.07.2017 ne oren 13.00 dhe zgjati rreth 3 ore ku moren pjese 14 mesues. Ky trajnim u shoqerua nga keto aktivitete: • Prezantim I hollesishem I portalit, benefiteve dhe risive qe sjell ai ne kuader te permiresimit te mesimdhenies tek mesuesit • Trajnim specifik dhe konkret mbi perdorimin e portalit I nderthurur me konsultim sesi te permiresohet dhe te jete me efikas ne dobi te mesuesve. • Konsultim I hapur teknik dhe profesional si dhe bashkebisedim pyetje pergjigje rreth permiresimit te njohurive ne fushen e TIK dhe ate te programimit midis eksperteve tane dhe mesuesve te shkolles. • Fillimi I procesit te hedhjes se materialeve dhe informacionit pas vleresimit te rendesise dhe profesionalizmit te tyre ne portal 5) Aktiviteti I peste u zhvillua me 17.07.2017 ne oren 10.00 dhe zgjati rreth 3 ore dhe moren pjese 10 mesues. Ky trajnim u shoqërua nga keto aktivitete: • Trajnimi nisi me konsultimin dhe trajtimin e paqartesive te mesuesve bashkepunetor. • Orientimin e tyre sesi te kerkonin, filtronin, gjenin dhe hidhnin materiale ndihmese edhe per koleget ne portal. • Si te seleksiononin materialet e gjetura dhe sesi te identifikonin materialet e rendesishme ne dobi te te gjitheve ne kuader te mesidhenies. • Sesi te sherbenin edhe si ndihmes dhe trajnere per koleget e tyre per ti nxitur te sjellin materiale dhe ti hedhin ne menyren e duhur ato ne portal. Te ndermerrnin iniciativen e menjehershme edhe per te njoftuar koleget me email dhe sms qe te mund te akumulonin sa me shume materiale per portalin 6) Aktiviteti I gjashte u zhvillua me 20.07.2017 ne oren 10.00 dhe zgjati rreth 2 ore . • Qellimi I tij ishte ndertimi I nje grupi ekspertesh te cilet do te vleresojne materialet para se te hidhen ne portal me qellim qe dobia dhe rendesia e tyre te jete e dores se pare per mesuesit dhe ti sherbeje atyre sa me shume dhe sa me shpejt ne procesin e mesimdhenies. • Konkluzioni I ketij aktiviteti ishte dakordesia per ndjekjen e kesaj menyre si dhe caktimi I nje mesuesi per cdo shkolle, me nje pervoje te gjate si mesues ne ate profil, I cili ne konsultim edhe me ekspertet e IRISOFT, do vleresoje dhe filtroje se cili material eshte I pershtatshem per tu hedhur ne portal dhe cili jo. Sfidat: 1. Sfida e pare Ndergjegjesimi, identifikimi,konkretizimi dhe organizimi I mesuesve per te qene pjese e trajnimeve mbi zhvillimin profesional te tyre si pjese edhe e rendesise se trajnimeve pergjate te gjithe jetes 2. Sfida e dyte Berja bashkepunetor e mesuesve ne sherbim dhe permiresim te mesimdhenies ne shkollen e tyre duke u bere edhe promotore te risive tek koleget e tyre. 3. Sfida e trete. Sheshimi I skepticizmit dhe zbehja deri ne eliminim e kundershtive te mesuesve mbi efikasitetin dhe rendesine se portaleve te ndertuara deri me tani, duke I bindur se duhet te bere diferenca midis tyre bazuar ne thjeshtesine dhe lehtesine e punes ne to, konceptuar dhe mireanalizuar qe ne ideim dhe ndertim. 4. Sfida e katert Nxitja dhe arritja e rezultateve konkrete dhe relativisht te paparashikueshm per fillimin e menjehershem te punes per pasurimin me informacion dhe materiale te portalit. 5. Sfida e peste Aktivizimi maksimal I mesuesve ne projekt pavaresisht ngarkesave te mbylljes se vitit shkollor dhe ardhjes se pushimeve verore 6. Sfida e gjashtë Arritja dhe klima pozitive e paparashikuar deri ne kete mase mbi deshiren dhe interesin e shtuar te mesuesve per te kontribuar akoma me shume nga muaji ne muaj ne projekt si dhe ndryshimin e kendveshtrimit te tyre rreth rendesise e marrjes se vazhdueshme te trajnimeve. 7. Sfida e shtate Rritja e interesit per ta shfrytezuar dhe mirepritur sa me shume portalin per kthimin e tij sa me shpejt ne nje burim te rendesishem informacioni ne permiresim te njohurive te mesuesve ne sherbim te rritjes se cilesise se mesimdhenies se tyre.
Irisoft Education
Him Kolli, V.23/1, Tiranë - Albania
00355 2242107
0695252625, 06940970400682097040
 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Na ndiqni:
 

Log in