Më shumë info

Menazhimi i njohurive & implementimi gjatë procesit të mësimdhënies për mësuesit e arsimit profesional

Titulli i projektit: "Menazhimi i njohurive & implementimi gjatë procesit të mësimdhënies për mësuesit e arsimit profesional" Muaji i implementimit: MAJ Lista e aktiviteteve për këtë muaj 1. Trajnimi I pare I zhvilluar u realizua ne shkollen Teknike-Elektrike Gjergj Canco me temë: Si te jemi nje degjues aktiv. 2. Trajnimi I dyte I zhvilluar u realizua ne shkollen Ali Myftiu ELBASAN me teme: Si te jemi nej degjues aktiv 3. Fushate identifikimi te nevojave per trajnim te mesuesve nepermjet pyetesoreve 4. Fillimi i punes dhe lidhja e kontakteve dhe bashkebisedimit me mesuesit qe do te angazhohen per ndertimin e rrjetit professional per shkembimin e informacionit te mesuesve me njeri-tjetrin nepermjet portalit Detajet e zbatimit: 1) Trajnimi I pare u zhvillua me 13.05.2017 ne oren 12.00 dhe zgjati rreth 3 ore dhe moren pjese 20 mesues. Ky trajnim u shoqërua nga keto aktivitete: • Prezantimi I metodave, teknikave, proceseve dhe ministrategjive risi sesi mesuesit te rritin degjimin dhe perqendrimin e nxenesve pergjate ores mesimore. • Zhvillimi I puneve, lojrave dhe testeve praktike brain storming qe mesuesit te shihnin efektin dhe rezultatet positive qe kane metodat e reja te shpjeguara ne shtimin e te degjuarit aktiv. • Bashkebisedim pyetje-pergjigje rreth momenteve rasteve dhe shembujve praktike qe mesuesit kane hasur dhe hasin gjate punes se tyre ne lidhje me temen analize dhe konkluzione rreth tyre. • Permbledhje finale e informacionit dhe materialeve te trajtuara ndertuar ne formen e modeleve qe do synojne perqendrimin maksimal t e nxenesve per te qene degjues aktiv te ores se mesimit • Keshillimi perkates praktik nga ana e trajnerit drejt mesuesve mbi menyren me rezultative te punes ne shtimit te interesit te nxenesve per mesimit 2) Trajnimi I dytë u zhvillua me 20.05.2017 ne oren 12.00 dhe zgjati rreth 3 ore dhe moren pjese 16 mesues. Ky trajnim u shoqërua nga keto aktivitete: • Prezantimi I metodave, teknikave, proceseve dhe ministrategjive risi sesi mesuesit te rritin degjimin dhe perqendrimin e nxenesve pergjate ores mesimore. • Zhvillimi I puneve, lojrave dhe testeve praktike brain storming me focus rritjen e degjimit aktiv sin je forme perpunimi dhe pervetesimi te materialeve te shpjeguara dhe ndikimit te tyre ne efikasitetin e mesimdhenies. • Pyetje-pergjigje si dhe bashkebisedim rreth rasteve dhe shembujve te hasura gjate procesit te mesimdhenies dhe analize e ketyre rasteve me qellim permiresimin e menyrave te te vepruarit nepermjet ndertimit te ministrategjive me ne qender degjimin aktiv. • Permbledhje finale bazuar ne konceptet kyc dhe materialeve te trajtuara ndertuar ne formen e modeleve me qellim zbatimin e tyre ne procesin mesimor nga ana e mesuesve. • Orientim i vlefshem dhe keshilla konkrete dhe praktike nga ana e trajnerit mbi menyren e duhur te te punuarit per shtimin ne nje kohe te shkurter te perqendrimit dhe degjimit aktiv tek nxenesit 3) Nisja e nje fushate identifikimi te nevojave te mesuesve per tematika dhe module trajnimi qe do ti vijne ne ndihme ne punen e tyre per te qene sa me kompetente dhe te update-uar me te rejat e fundit nga profile I tyre dhe perdorimi ne kuader te mesimdhenies. Iniciativa nisi qe me 1 Maj 2017 pjese e pyetesoreve ishin rreth 300 mesues nga te pesta shkollat. Rezultatet e ketyre nevojave te renditura si tema trajnimi jane: • Vleresimi I nxenesve me kompetencat e reja • Menaxhimi i klasave me probleme dhe trajnime metodologjike • Trajnim konsultues i shkembimit te eksperiencave midis mesuesve • Zhvillimet e teknologjise ne mesimdhenien teori-praktike • Trajnime profesionale softwarike te profileve si Autocad etj • Trajnime ne gjuhe te huaja me terminologji teknike • Perdorimi i teknologjise se informacionit ne mesimdhenie • Menaxhimi i projekteve ne shkolle • Trajnime azhornuese me teknologjite e perparuara ne shkencat profesionale • Trajnime mbi Kurrikula e re me kompetenca • Trajnime si te trajtojme nxenesit rebele dhe problematike Gjithashtu nepermjet ketij evidentimi arritem te merrnim edhe nje feedback mbi trajnimet e zhvilluara dhe konkluzioni ishte shume pozitiv nga ana e mesuesve. 4) Nisja e takimeve dhe kontakteve me mesuesit e 5 shkollave qe do te angazhohen per ndertimin e networkut per shkembimin e informacionit te mesuesve me njeri-tjetrin. Keto takime u realizuan perreth nje jave me pjesemarrjen e 12 mesuesve nga te pesta shkollat te cilat do te trajnohen per perdorimin e webit dhe hedhjen e informacionit ne te qe koleget e tyre te kene mundesine te lexojne dhe shfrytezojne informacionin e publikuar ne dobi te mesimdhenies. Sfidat: 1. Sfida e pare Nxitjae interesit te mesuesve per trajnime te tjera gje qe nepermjet ketyre trajnimeve u arrit 2. Sfida e dyte Kendveshtrimi tashme risi I mesuesve per te perdorur metoda starategjike ne mesimdhenie dhe jo te ecin me metodat e vjetra te cilatjane me impenjative dhe te lodhshme dhe me pak rezultate 3. Sfida e trete. Te ndergjegjesonim mesuesit se degjimi aktiv ndihmon maksimalisht ne permiresimin e procesit te mesimdhenies ndryshe nga format tradicionale ku mesuesi flet pa pushim pa marre reagim apo feedback nga nxenesi nese i ka pervetesuar apo njohurite nga shpjegimi. 4. Sfida e katert. Ballafaqimi me ne qender rezultatin, I metodave tradicionale qe perdor mesuesi te formës narrative dhe ne raste te caktuara monolog dhe formave efikase nepermjet komunikimit dhe bashkebisedimit reciprok me nxenesin edhe me ane te leximit te sinjaleve dhe shenjave nese e ka kuptuar ose jo materialin e shpjeguar. 5. Sfida e peste Rrenjosja e bindjes mbi rendesinë qe ka shfrytezimi dhe perdorimi i punes se diferencuar te perqendruar ne aftesine psikologjike te nxenesit per te perthithur njohuri nga shpjegimi bazuar ne natyren dhe inteligjencen e tij. 6. Sfida e gjashtë Bindja e mesuesve per te marre pjese dhe u angazhuar ne perdorimin dhe insertimin e materialeve dhe informacioneve ne portalin e ndertuar. 7. Sfida e shtate Marrja e nje feedback-u pozitiv nga ana e mesuesve nga trajnimet e zhvilluara duke tejkaluar edhe pritshmerite e tyre.
Irisoft Education
Him Kolli, V.23/1, Tiranë - Albania
00355 2242107
0695252625, 06940970400682097040
 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Na ndiqni:
 

Log in