Më shumë info

Qendra Didaktike “ IRISOFT “

Qendra Didaktike  Irisoft u liçensua pas testimeve të bëra nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në tetor të vitit 2000 me urdhër Nr. 305 datë, 05.10.2000.

Me punë të përkushtuar dhe profesionale, ajo  është zgjeruar dhe  në tetor 2009 ka një filial të saj të dytë në qytetin e Elbasanit.
Aktiviteti i saj bazohet në trajnime në fushën e kompjuterit për një gamë mjaft të gjerë programesh kompjuterike,  në të gjitha gjuhët e huaja të kërkuara nga  tregu vendas si dhe  gjuhën shqipe për të huajt.
Gjithashtu qendra ka zgjeruar gamën e shërbimeve të saj me trajnime profesionale para dhe pasuniversitare si dhe në ofrimin e trajnimeve të stafit të bizneseve private dhe institucioneve shtetërore, në të gjitha sektorët ku kanë nevojë.
Prej kohësh qendra bashkëpunon me një staf  të zgjeruar mësuesish dhe padagogësh të kualifikuar.  Stafi pedagogjik i programeve kompjuterike i atyre të gjuhëve të huaja dhe i trajnimeve pasuniversitare, kanë arsimin përkatës të lartë,  tituj dhe grada shkencore, trajnuar dhe çertifikuar  brenda dhe jashtë vendit.
Akademia Profesionale Irisoft është autore dhe fituese e alterteksteve të informatikës të klasave 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12 për vitet akademikë 2009 – 2010 dhe 2010 – 2011, 2011-2014 si në TIK – bërthamë, ashtu edhe në atë të avancuar.
Me inciativën e saj ajo ka trajnuar mësuesit e rreth 8 shkollave 9 – vjeçare të kryeqytetit, si dhe ka mbështetur dhe trajnuar mësuesit e informatikës të rrethit të Tiranës e të rretheve të tjera, të cilët kanë punuar me altertekstin e saj.
Në verën e vitit 2009, po ashtu me inciativën e Qendrës Irisoft, u trajnuan mësuesit e informatikës të rrethit të Beratit në mirëmbajtjen e laboratorëve të tyre të informatikës, si dhe mësuesit e lëndëve të ndryshme në shfrytëzimin dhe përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
Po ashtu, qendra ka dhënë ndihmesën e saj në riparimin dhe mirëmbajtjen e laboratorëve të informatikës të një sërë shkollave 9 – vjeçare të kryeqytetit.
Irisoft mbështet qendra simotra në shumë rrethe të vendit, si në Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë, Krujë, Lushnje, Rrëshen, Lezhë, Laç, Mamurras, Tepelenë, etj.
Në vitin 2006 Irisoft ka trajnuar sektorin e Satistikës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në programin statistikor SPSSPage Maker dhe Internet.
Paralelisht qendra ofron shërbime kompjuterike, si punime dhe realizime grafike, faqosje veprash letrare, në bashkëpunim kjo me shtëpi botuese e autorë të ndryshëm, si dhe ndërtime faqesh interneti, si dhe kurse per manaxhim biznesi për të gjithë subjektet private dhe studentet e administrim biznesit dhe marketingut, kontabilitet financiar, informatikë, C++, matematikë etj. Qendra ndërkohë ka dhe botime të veta, si “Leksione në Windows, Word, Excel”, “Anglishtja në praktikë”, “Page Maker”, “First 1000 Words”,  si dhe përgatitje për botim “Photoshop” dhe “Corel Draw”.
Në tetor të vitit 2008 qendra Irisoft ka trajnuar stafin e kompanisë të telekomunikacionit ABISSNET në programin inxhinierik Autocad.
Gjithashtu qendra Irisoft ka që prej 6 vitesh një marrëveshje bashkëpunimi me IOM, lidhur me trajnimet e emigrantëve të kthyer dhe integrimin e tyre në jetën shqiptare, si dhe trainimin e kontigjenteve dhe shtresave të tjera të popullsisë me të cilat merret kjo organizatë.

Qendra Irisoft ka trajnuar pa pagesë që nga fillimi i vitit 2000 e në vazhdim stafe mësuesish të shkollave 9 – vjeçare të qytetit të Tiranës si p.sh. shkollën Dora D’Istria, Avni Rustemi, Emin Duraku, Vasil Shanto,  Konferenca e Pezës, Misto Mame dhe së fundmi stafin pedagogjik të shkollës profesionale Karl Gega
Ndër të tjera ka trajnuar dhe një sërë mësuesish të informatikës dhe të lëndëve të tjera të shkollave të qarkut të Tiranës, ku një pjesë e tyre kanë përzgjedhur librat e informatikës të qendrës tonë, duke përmendur këtu shkollën 9 vjeçatre Bërxull. Laknas, Ndroq, etj...
Në vitin 2009 Irisoft ka trainuar në paketën Office Profesional,  organizatën Crative Associate International CAII, organizatë që merret me luftën kundër trafikimit të qënjeve njerëzore.
Irisoft është e liçensuar me certifikate Europiane nga ICT Europe më datë 12/10/2006.
Irisoft pajis kursantët e saj me Çertifikatë të njohur nga MAS si dhe me çertifikatën Europiane Xpert dhe EBC*L.
Në fillim të vitit 2006, mbështetur në një Autorizim, datë 17.12.2005, të lëshuar nga Drejtoria Rajonale Arsimore e qytetit të Tiranës ka kryer testime në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Tiranës për evidentimim e nxënësve të talentuar në shkencat ekzakte. Ajo ka kontribuar ne disa shkolla të Tiranës.
Në vitin 2007 qendra ka filluar  projektin me gjimnazin ”Sami Frashëri” Zhvillimin  e mësimit me metoda interaktive kryesisht në shkencat ekzakte”. Në shtator të këtij viti qendra didaktike Irisoft në shërbim të këtij projekti ka instaluar në këtë shkollë një laborator me 10 kompjutera si dhe një linjë të fuqishme interneti.
Mund të përmenden si pjesë e veprimtarisë së Irisoftit  edhe përpjekjet e saj për të ndihmuar shkollat 9-vjeçare për vënien e shërbimit të internetit dhe ofrimin e të gjitha kurseve që ajo zhvillon.
Në nëntor të vitit 2010 qendra Irisoft lidhi një kontratë pune me kompaninë e telekomunikacionit “Abcom” për trainimin e stafit të saj kontabilist në programin Excel Profesional si dhe në Shërbim Klienti.
Në shtator - tetor të vitit 2011 qendra Irisoft në bashkëpunim me MASH ofroi shërbimin e konsulencës me temë: ”Konsulencë lokale  për trajnimin e mësuesve të arsimit bazë dhe të mesëm për ndërtimin e kapaciteteve në përdorimin dhe integrimin e Tik brenda kurrikulës” ku u  trajnuan rreth 1200 mësues në të gjithë Shqipërinë.
Më 28. 08.2012 Irisoft është akredituar nga MASH me numër regjistrimi CA003 për të zhvilluar modulet e trajnimit të punonjësve të institucioneve arsimore sipas listës bashkëngjitur në përputhje me Rregulloren për Sistemin e Akreditimit të programeve të Trajnimit. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e lëshon këtë certifikatë akreditimi për të zhvilluar trajnime mbështetur në vendimin Nr.3 datë 27.03.2012, të Komisionit të Akreditimit të Programeve të Trajnimit (KAT), ngritur sipas urdhërit të Minsitrit të Arsimit dhe të Shkencës ”Për ngritjen e Komisionit të Akreditimit të Programeve të Trajnimit”, Nr. 110, datë 09.03.2011.

Që nga viti 2012 Irisoft po operon me sukses  projektin:  "Rekrutim  Trajnim dhe  Punësim të  Burimeve  Njerëzore", projekt i cili bën të mundur trajnimin  profesional  të individëve që dëshirojnë të jenë pjesë e tregut të punës.
Projekti konsiston në trajnimin profesional praktik të burimeve njerëzore dhe pikërisht në fushat:  Marketing; Drejtim dhe Menaxhim; Finance dhe Kontabilitet; IT dhe Programim; Sekretari; Sektorin Bankar; Hartim projektesh dhe Menaxhim Operacional; Shërbim  Klienti, Front dhe Back Office; Menaxhim Burime Njerëzore; Strategji dhe Psikologji Shitje; Psikologji; Juridik; Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mekanike, Elektrike, Elektronike, Arkitekturë interiore dhe exterior Grafike dhe Faqosje
Individët e interesuar,  pas testimeve në kriteret praktike, trajnohen dhe kualifikohen duke u përshtatur në këtë menyrë me kërkesat  që ka biznesi.
Bizneset na ofrojnë  vendet e lira si dhe kriteret e kandidatëve për punësim sipas degëve të përmenduara më sipër dhe ne i përcjellim CV e kandidatëve të testuar dhe të trajnuar,  që kemi në databazën tonë për atë pozicion pune. Biznesi nuk i detyrohet asgjë financiarisht kompanisë tonë për këtë shërbim. Aktualisht Irisoft bashkëpunon me  100 kompani private biznesi të sektorëve të ndryshëm. 
Në Tetor të vitit 2014 Irisoft zhvillon për herë të parë Kurset e Mesme Profesionale në Topografi, Mobileri, Teknikë dhe Specialistë Ndërtimi, Specialistë për Sisteme Kondicionimi dhe Aspirimi etj; 
Në Shkurt të vitit 2015 qendra Irisoft ka trajnuar stafin e kompanisë të pllakave dhe hidrosanitareve “Delta Group” në pjesën e psikologjisë së shitjes dhe shërbimit ndaj klientit.

Në Korrik të vitit 2015 qendra Irisoft merr eksluzivitetin për të operuar në  Shqipwri dhe në Ballkan për provimet dhe certifikimin ndërkombëtar të gjuhës angleze akademike “CAEL”. Provimi për certifikimin “CAEL” është  ndërkombëtar dhe i përket shtetit të Kanadasë, i cili përvecse në Kanada njihet edhe në SH.B.A dhe në vendet Aziatike. Provimit për marrjen e këtij certifikimi i nënshtrohen  vetëm njohësit e avancuar të gjuhës angleze. Ky certifikim i vlen individëve që dëshirojnë të studiojnë dhe punojnë në Kanada, SHBA dhe  Azi.

Në Korrik të vitit 2015 Irisoft merr akreditimin dhe licensimin nga Ministria e Punës dhe Rinisë dhe QKL për zhvillimin e Trajnimeve dhe Kurseve Profesionale.

Në të gjithë punën e vet i gjithë stafi i qendrës është shumë i motivuar për të kryer një shërbim sa më cilësor dhe për të zgjeruar gamën e shërbimeve.

Irisoft Education
Him Kolli, V.23/1, Tiranë - Albania
00355 2242107
0695252625, 06940970400682097040
 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Na ndiqni:
 

Log in